Vetura zyrtare e Komunës së Pejës në ‘Prishtina Mall’

Vetura zyrtare 03 65 17 e Komunës së Pejës është parë e parkuar brenda hapsirave në oborrin e qendrës tregtare ‘Prishtina Mall’, në dalje të kryeqytetit.

Nga Komuna ende nuk ka një sqarim zyrtar për arsyen e kësaj vizite.

“Peja në Fokus” ka dërguar pyetje për të marrë përgjigje nga organet kompetente, por deri tani nuk është pranuar asnjë informacion zyrtar.

Fotoja e veturës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që e kanë parë, teksa ende nuk dihet se çfarë të mire publike do t’i sjellë Pejës kjo “vizitë zyrtare”.

Raportim i ngjashëm në link: https://www.facebook.com/share/p/1FpZziGvnw/

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë kur qytetarët raportojnë për vendodhje të veturave,  në vende dhe kohë të ndryshme, të cilat në parim nuk përputhen me detyrën zyrtare./pejanefokus.net.

LEXO EDHE: