Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Pejës, sikurse zakonisht ka hapur thirrjen për ndarjen e titujve të nderit, .
Kandidatët mund të propozohen nga qytetarët, duke dorëzuar dokumentacion si biografia, dëshmi, foto, publikime dhe të paktën 200 nënshkrime me të dhëna personale, të secilit nënshkrues, i cili mbështet propozimin e propozuesit.

Sipas rregullores komunale nr. 02/2016, titulli mund të revokohet nëse bartësi njollos vlerat qytetare për të cilat u dekorua, ose nëse ka një aktgjykim të plotfuqishëm mbi 6 muaj për akte të rënda.
Burimi zyrtar i informacionit në link: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=12437
Vendimi për revokim merret në mbledhje të rregullt të Kuvendit të Komunës, para shpërblimit përfundimtar.
Deri më tani nuk mbahet mend që Komuna e Pejës t’i ketë revokuar titujt e nderit dikujt, duke e bërë këtë një masë të jashtëzakonshme dhe shumë të kufizuar.
Kjo procedurë synon të sigurojë transparencë, përgjegjësi dhe integritet, duke lidhur respektin qytetar me kontrollin mbi titullin./Pejanefokus.net.
