Krimet në burgun e Dubravës në Istog, sërish shtyhet seanca

Seanca ndaj të akuzuarve për krime lufte në burgun e Dubravës në Istog është anuluar sot për të dytën ditë radhazi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimeve, arsyeja e anulimit lidhet me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Momir Pantiq (ish-kryeshef i policisë në Istog), i cili nuk ka mundur të paraqitet në gjykim. E njëjta arsye kishte çuar edhe në anulimin e seancës së kaluar.

Rasti lidhet me ngjarjet e majit 1999 në burgun e Dubravës, ku pas bombardimeve të NATO-s, forcat policore serbe dyshohet se ushtruan dhunë sistematike ndaj të burgosurve shqiptarë. Sipas raportimeve, të burgosurit janë rrahur, dhjetëra prej tyre janë vrarë, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në këtë kontekst përmenden edhe raste të dhunës seksuale dhe vrasje të civilëve në komunën e Istogut.

Për këto ngjarje, më 1 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Momir Pantiq (ish-kryeshef i policisë në Istog) dhe Zharko Zariq (ish-polic), të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: