Data 21 mars shënon Ditë Botërore të Sindromës Down, e cila synon ngritjen e vetëdijes ndërshoqërore për respektimin dhe avansimin e të drejtave të personave në fjalë.
Njëri nga mesazhet vetëdijesuese është edhe ai nga organizata “Handikos” në Pejë, në të cilin thuhet: “Të ndërtojmë mbështetje të qëndrueshme për fëmijët tanë”.
Nga ana tjetër, nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës theksojnë se:“Sindroma Down është një gjendje gjenetike që prek zhvillimin e disa aftësive, por nuk përcakton vlerën apo potencialin e askujt. Sot nderojmë diversitetin, buzëqeshjet dhe potencialin e çdo personi. Çdo njeri meriton respekt, përfshirje dhe mundësi të barabarta.”
E portali Peja në Fokus vazhdueshëm ndër vite raporton për gjendjen dhe të drejtat e tyre, sikurse edhe kësaj here gazetari Valdrin Daci ka kërkuar informacion nga Zyra në fjalë, për të mësuar nëse ka persona të punësuar në Komunën e Pejës me Sindromën Down.
Deri më tani, nuk ka pasur përgjigje, ndërsa raportimet e viteve të kaluara konfirmojnë se nuk ka të punësuar të tillë./Pejanefokus.net.

Linku i lajmit paraprak rreth kësaj teme në linkun e bashkangjitur: https://www.facebook.com/share/p/1FhjHCvKua/
