Vdekje pas plagosjes me armë në fshatin Bokshiq të Klinës

Një person ka ndërruar jetë sot pas një plagosjeje me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës.

Viktima u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë me plagë të rënda, dhe më pas me urgjencë në Spitalin e Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë, konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja, ndërsa i dyshuari për plagosjen është arrestuar./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: