Janë arrestuar 3 persona, dy prej tyre dërguar në mbajtje, ndërsa një u lirua, për shkak të dhunës në familje, brenda 24 orëve në Pejë.
Policia ka treguar se gjatë kësaj periudhe në Kosovë kanë ndodhur 6 raste të kësaj natyre, tre prej tyre në Pejë prej të cilave Policia deklaroi se:
“Pejë / 22.03.2026 – 02:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Deçan / 22.03.2026 – 15:30. Dy viktimave, një femre dhe një mashkulli, i dyshuari mashkull kosovar u ka shkaktuar dhunë psikike dhe kanosje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
“Pejë / 22.03.2026 – 21:30. I dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike duke e kërcënuar viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.“/Pejanefokus.net.
