Komuna e Pejës hesht përballë dyshimeve për keqpërdorim të veturave zyrtare

Në kohën kur po diskutohet rritja e çmimit të naftës, portali ‘Peja në Fokus’ gjatë këtyre ditëve ka dokumentuar të paktën dy raste ku veturat zyrtare të Komunës së Pejës janë përdorur jashtë orarit të punës dhe në vende të pazakonta.

Një prej rasteve ka ndodhur në një oborr ndërtese kolektive në orët e mesnatës, ndërsa rasti tjetër në oborrin e një qendre tregtare në periferi të Prishtinës.

Linku i lajmit: https://pejanefokus.net/verura-zyrtare-e-komunes-se-pejes-ne-prishtina-mall/

Për këto raste portali posedon fotografi dhe prova të tjera, dhe kemi nisur pyetje me email në Zyrën për Informim Publik të komunës, por nuk kemi marrë përgjigje.

Këto dyshime ngrejnë pyetje serioze për përdorimin e aseteve publike, përfshirë shpenzimet për naftë, dhe tregojnë mungesë transparence nga Komuna e Pejës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: