Dhunohet një femër në Deçan – një i arrestuar

Policia ka bërë të ditur se një femër u dhunua nga një person, para disa jave në Deçan.

Sipas Policisë, ngjarja u raportua në mëngjesin e së mërkurës, më 25 mars, teksa rasti ka ndodhur para disa javësh.

“Deçan / 25.03.2026 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti para disa javësh, ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare.”- thuhet mes tjerash në raportin policor.

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: