Ngjarja, siç merr vesh Peja në Fokus, ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në dhomën e paraburgimit brenda Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
“Në dhomën e paraburgimit në kuadër të spitalit, një pacient ka djegur dyshekun e dhomës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar dhe situata është vënë menjëherë nën kontroll.Pacienti ka qenë nën mbikëqyrje të gardianëve të shërbimit korrektues.Për rastin janë duke u marrë organet kompetente.” – tha Zyra për Media, pranë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në një përgjigje për portalin ‘Peja në Fokus’./Pejanefokus.net.
