Në sheshin Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë është hapur ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, në shënim të 27-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO.
Në këtë ekspozitë paraqiten rrëfime dhe dëshmi të krimeve të luftës përmes fotografive dhe materialeve të dokumentuara.

Pjesë e saj është edhe historia e familjes Bala nga Peja, ku 7 anëtarë humbën jetën, prej tyre 5 fëmijë.
Sipas rrëfimit, më 12 qershor, në mbrëmje, persona të armatosur hynë në shtëpinë e familjes, ku ata ishin mbledhur, dhe i vunë flakën një pjese të saj, duke shënuar një nga tragjeditë që preku rëndë këtë familje./Pejanefokus.net.
