Një femër, shtetase e huaj, u gjet pa shenja jete në një shtëpi, në mëngjesin e së enjtes në Pejë, rast i cili po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Sipas policisë, ajo u gjet në shtëpinë e saj në Pejë.
“VDEKJE E DYSHIMTËPejë / 26.03.2026 – 08:20. Është raportuar se një femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.” – tha Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh. /Pejanefokus.net/
