Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka sekuestruar 20 motoçikleta të llojeve të ndryshme gjatë një jave, në kuadër të një aksioni për kontroll të shtuar në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 55 gjoba, prej tyre për mosregjistrim të motoçikletave, mungesë të patentë shoferit dhe mosbartje të helmetës.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve./Pejanefokus.net.
