“Hidrodrini” çkyç disa borxhlinj nga uji – një përfundon në polici

KRU “Hidrodrini” ka vazhduar aksionin për çkyçjen e konsumatorëve borxhlinj nga rrjeti i ujësjellësit, pas përfundimit të afatit për ripërtëritjen e kontratave.

Gjatë aksionit në Istog, janë çkyçur tre konsumatorë, ndërsa një person është shoqëruar në polici pasi ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës.

“Gjatë zhvillimit të aksionit, është raportuar një rast ku një person ka penguar inspektorët rajonal të kompanisë, në kryerjen e detyrave të tyre. Rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi dhe autoritetet përkatëse policore të njejtin e kanë shoqëruar.”

“Ky aksion po realizohet në përputhje me rregulloret dhe procedurat në fuqi, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe sigurimit të funksionimit të qëndrueshëm të shërbimeve.”

Nga kompania u bëhet thirrje qytetarëve që të përmbushin obligimet financiare për të shmangur masa të tilla dhe për të siguruar furnizim të rregullt me ujë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: