Vdes prifti që shpëtoi qindra jetë në Gllogjan të Pejës

Ka ndërruar jetë Dom Kelmend Spaqi, prift katolik me prejardhje nga Spaçi i Mirditës në Shqipëri, famullitar në Kishën e “Shna Ndout” në Gllogjan të Pejës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e miq në rrjetin social Facebook.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Spaqi kishte strehuar me qindra shqiptarë myslimanë në kishën e tij, duke refuzuar t’i ndante nga komuniteti katolik dhe duke i mbrojtur nga forcat paramilitare serbe.

Ai gjithashtu lajmëronte iftarin dhe syfyrin me anë të kambanave të kishës për besimtarët myslimanë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: