Punëtorët e “Hidrodrinit” në Pejë mbeten pa pagën e 13-të – reagon sindikata

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik, me vendim të marrë të hënën.

Paga ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj punë, ndërsa ata me më pak se një vit e marrin proporcionalisht.

Kryeministri Albin Kurti e kishte premtuar këtë pagë gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, dhe ajo është përfshirë në buxhetin e vitit 2026.

Megjithatë, punëtorët e Ndermarrjes së Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë nuk do të përfitojnë nga kjo pagë. Shoqata Sindikale e tyre ka reaguar ashpër, duke e konsideruar këtë si padrejtësi.

“Në baltë e në rrezik çdo ditë – pa pagën e 13-të! Kjo është padrejtësi! Punëtorët e KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A nuk do të marrin pagën e 13-të,” thuhet në reagim të sindikatës.

Situata ka ngjallur pakënaqësi mes punëtorëve, të cilët kërkojnë që Komuna dhe Ndermarrja të gjejnë një zgjidhje për të mos mbetur pa përfitimin që e kanë marrë kolegët e sektorit publik në nivel qendror./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: