Kuqishtë – Rugovë| Një gur i madh, së bashku me disa më të vegjël, ka rrëshqitur në rrugën kryesore të fshatit Kuqishte, duke bllokuar qarkullimin.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha për Peja në Fokus se nuk ka persona të lënduar, ndërsa rruga aktualisht është e bllokuar.
Sipas tij, njësitet kompetente janë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës për largimin e gurit./Pejanefokus.net.
