Peja dha 63 dëshmorë në prill të vitit 1999

Prilli i vitit 1999 mbetet ndër muajt më të përgjakshëm për qytetin e Pejës dhe fshatrat përreth, ku vetëm gjatë atij muaji ranë dëshmorë 63 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas një listes të siguruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, dëshmorët janë nga qyteti i Pejës dhe fshatrat: Baran, Broliq, Buçan, Fierzë, Jabllanicë e Vogël, Kosuriq, Leshan, Llabjan, Loxhë, Lybeniq, Nepolë, Peca, Pepaj, Qallapek, Radac, Rashiq, Ruhot, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Treboviq dhe Vitomiricë.

Në këtë muaj përkujtohen me nderim të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës./Pejanefokus.net.