Pejë – Policia arreston personin që ofendoi familjen Haradinaj

Një person është arrestuar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku ofendonte familjen Haradinaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj,” tha Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 fishekë. “I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,” sqarojnë nga Policia./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: