Policia e Kosovës ka raportuar tre raste arrestimesh gjatë kësaj jave në Pejë, që kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Një rast dhune në familje në Vitomiricë, ku një grua me shtetësi shqiptare sulmoi burrin e saj në mesditën e 1 prillit, ishte pjesë e raportimeve interesante, që nxiti reagime në rrjete sociale.
Në këtë rasr, viktima burrë, mori trajtim mjekësor për plagët e shkaktuara. Policia po e trajton rastin si dhunë në familje.
Ndërsa rast tjetër kishtë të bënte me ekstradimin e një personi të kërkuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, e që u ekstradua nga Franca në Kosovë, për t’u dorëzuar tek Policia e Pejës.
Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet zvicerane dhe ishte në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar nga INTERPOL-i.
Teksa rasti i tretë më viral qe kur një person u arrestua pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje nga sheshi i qytetit të Pejës, ku ofendonte familjen e komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Policia ka bërë të ditur se procedurat janë duke vazhduar për veprën penale të ofendimit publik./Pejanefokus.net.
