Kapet 31 qese me kokainë në Istog – një i arrestuar dërgohet në mbajtje

Mbi 30 qese me kokainë janë gjetur të dielën në një veturë e cila po drejtohej nga një person, në rrugën “2 Korriku” në qytetin e Istogut, teksa ngjarja ka bërë që Policia të kryej bastisje në banesën e të dyshuarit, vendin e tij të punës, si dhe në një dyqan.

Rasti është cilësuar si “Blerje, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, konfirmojnë nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë: “Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kokainë e cila ishte e ndarë në 31 copë të mbështjella në qese të vogla. Njësiti i antidrogës së PK-së (DHTN) ka bërë bastisjen e një dyqani dhe banesës së të dyshuarit ku në banesë është gjetur edhe një qese e substancës së dyshuar narkotike e llojit të njëjtë. Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe dollapët e të dyshuarit që i ishin në shfrytëzim personal në vendin e tij të punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Sasia e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram. Lidhur me rastin janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit Iphone 17 Pro, shuma e të hollave prej 3.475 (tremijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për proceduar të mëtejshme ligjore.”/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: