Komuna e Pejës – përfshirë Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhenet Syka – refuzuan t’i japin Redaksië së Peja në Fokus qasje në dokumentet për subvencionet e OJQ-ve për vitin 2025, me arsyetimin se “nuk jemi thirrur në ligjin e duhur”.
Zyrtarët publikë në Komunën e Pejës duket se patën harruar se qasja në dokumente nuk është lojë me terma juridikë – por është e drejtë themelore.
Për këtë shkelje, Peja në Fokus i është drejtuar Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i ktheu në binarë institucionet – me gjithë vonesat dhe heshtjen arrogante.
Pas ankesës sonë, dokumentet nisën të vijnë: nga Kryetari Muhaxheri, Zyrtari për Qasje dhe më në fund edhe nga vetë Drejtoria që refuzoi fillimisht. Ligji fitoi – por jo pa përpjekje.
Për më tepër në shenjë kujtese për Komunën, duhet të thuhet se fshehja e informacionit s’është zgjidhje – është shkelje që mund të dënohet deri në 10 mijë euro.
Ndryshe, dokumentet për shumat e subvencioneve që nuk i ka publikuar Komuna e Pejës, do të përgatiten dhe publikohen së shpejti nga Peja në Fokus.
Inkurajojmë qytetarët: Kërkoni, pyetni, ankohuni tek Komuna e Pejës, sepse në fund, e vërteta dhe e drejta juaj vihet në pah.
Në link gjeni lajmin paraprak rreth rastit:
https://pejanefokus.net/2025/04/17/peja-ne-fokus-kerkon-transparence-per-subvencionet-publike/