ATK për rastin “Presing”: Pagesat për stërvitje obligojnë kupon fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës – ATK ka dhënë sqarime zyrtare lidhur me trajtimin tatimor të organizatave joqeveritare (OJQ), pas interesimit të portalit ‘Peja në Fokus’ për rastin e Organizatës Joqeveritare “Presing”, e cila përdorë palestrën e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë, edhe për përfitime të saj.

Ky sqarim vjen pasi portali raportoi për shfrytëzimin e palestrës së shkollës “Lidhja e Prizrenit” nga një organizatë sportive, e cila e ka “mbështjellur” objektin publik, brenda e jashtë me reklama private, si dhe sipas informacioneve nga prindërit pranon pagesa mujore për stërvitjet e fëmijëve.

Lajmi paraprak për rastin: https://pejanefokus.net/pa-leje-dhe-pa-pagese-rasti-i-reklamave-ne-shkolle-shkon-tek-mapl-dhe-atk/

Sipas përgjigjes së ATK-së, edhe organizatat joqeveritare konsiderohen tatimpagues dhe kanë obligime të përcaktuara me ligj, varësisht nga natyra e të ardhurave që realizojnë.

Në përgjigjen zyrtare mes tjerash thuhet: “Ne te kundërtën nëse OJQ përfiton pagesa që nuk lidhen me statusin e saj si përfituesit publik, për të cilin është e themeluar atëherë të ardhurat e tilla konsiderohen të tatueshme.”

Po ashtu, ATK ka sqaruar edhe çështjen e kuponëve fiskalë për pagesat nga qytetarët. “Të gjithë personat e përfshirë në aktivitete ekonomike, të cilëve ju kërkohet të instalojnë PEF/ SF apo software për regjistrimin e transaksioneve që lidhen me aktivitetin e tyre ekonomik, i lëshojnë klientit kupon fiskal që i përmbahet specifikimeve teknike të kuponëve.”

Ky interpretim ligjor lidhet me raportimin e mëhershëm të ‘Peja në Fokus’, ku u ngritën dyshime për pranimin e pagesave nga nxënësit në këtë hapësirë publike, pa transparencë të plotë financiare dhe pa sqarime të mjaftueshme institucionale.

KLIKO RAPORTIN E PLOTË NË LINK: https://pejanefokus.net/si-po-perdoret-palestra-e-shkolles-ne-peje-per-perfitime-private/

Portali ka raportuar se organizata në fjalë shfrytëzon palestrën e shkollës pa obligime financiare ndaj komunës, si dhe krahas tjerash edhe vendosjen e reklamave pa asnjë vendim zyrtar e madje pas asnjë kompensim, ndërsa institucionet nuk kanë ofruar dokumente konkrete që e rregullojnë këtë praktikë.

Për këtë çështje janë dërguar kërkesa për sqarim edhe tek institucionet tjera relevante, ndërsa ‘Peja në Fokus’, do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë rast./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: