Arrestohet një brazilian në Pejë, i gjendet drogë në çantë

Një person me shtetësi braziliane është arrestuar në Pejë, pasi gjatë një kontrolli policor i është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Rruga Adem Jashari, ku pas kontrollit në çantën e tij është zbuluar marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “posedim i narkotikëve”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Brazilit, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: