Dyshohet se u qëllua me armë në drejtim të një derri në Istog

Një ngjarje me të shtëna armësh është raportuar pasditen e së mërkurës në fshatin Saradran të Istogut, ku sipas dyshimeve cak i të shtënave ka qenë një kafshë e egër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dyshohet që është shtënë në drejtim të një derri.

“Fsh. Saradran, Istog / 08.04.2026 – 14:10. Njësia policore i është përgjigjur rastit për të shtëna me armë zjarri, dyshohet se është shtënë në drejtim të një kafshe të egër – derr. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente dhe është sekuestruar një armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe mbetet në hetime./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: