Një statujë prej bronzi është raportuar të jetë vjedhur gjatë së enjtes në një varr në Pejë, rast i cili është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur në njoftimin e saj se: “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar varrin e familjarit duke i marrë një statujë prej bronzi me vlerë.”
Sipas të dhënave të siguruara nga portali ‘Peja në Fokus’, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në varrezat e qytetit në Pejë, ndaj varrit të një familje të njohur në qytet.
Rasti është iniciuar dhe po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente./Pejanefokus.net.
