Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në komunën e Klinës, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor në zonë malore.
Lajmi është konfirmuar për “Peja në Fokus” nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 11:20 Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se një person nga fshati Leskoc kishte shkuar për dru me traktor në pyll në fshatin Polanë – Istog. Viktima është rrokullisur me traktor, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF në Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore,” tha Gashi për “Peja në Fokus”.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit./Pejanefokus.net.
