Mbi 2.3 milionë euro pasuri: deklarimi i Kryetarit të Pejës

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar mbi 2.3 milionë euro pasuri të paluajtshme në formularin vjetor të dorëzuar në Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas dokumentit, ai posedon 10 prona, përfshirë toka dhe shtëpi, të fituara përmes trashëgimisë dhe blerjes. Ndër to veçohen disa me vlera të larta, si një pronë prej 750 mijë euro, një shtëpi 600 mijë euro dhe një tjetër 450 mijë euro.

Vlera totale e pasurive arrin në rreth 2,329,110 euro.

Sa i përket të ardhurave, Muhaxheri ka deklaruar pagë vjetore prej 16,596 euro, ndërsa bashkëshortja e tij rreth 19,500 euro në vit. Në formular janë përfshirë edhe mëditje nga udhëtime zyrtare.

Në deklarim nuk janë paraqitur donacione apo të ardhura tjera.

Deklarimi i pasurisë është obligim ligjor për zyrtarët publikë në vend./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: