Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M, për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri K.M, me datë 05 shkurt 2026, rreh orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privoj nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht babain e tij, me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre, e me pas i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.”- thuhet mes tjerash në komunikatë.
Sipas organit të akuzës, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale që i vihet në barrë.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”- shtohet tutje, transmeton Peja në Fokus./Pejanefokus.net.
