KRU Hidrodrini ka njoftuar se është mbajtur mbledhja konstituive e Bordit të ri të Drejtorëve, e cila kishte karakter inaugurues.
Sipas njoftimit, Bordi i ri përbëhet nga Qëndresa Kukaj-Prelvukaj si kryesuese, si dhe anëtarët Naim Neziri, Mjellma Vokshi dhe Ismet Fekaj, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv, Dri Cena.
“Mbledhja e sotme e Bordit të ri të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ pati karakter inaugurues,” thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë takimit është prezantuar raporti i Kryeshefit Ekzekutiv për realizimin e planit të biznesit për vitin 2025, si dhe raporti përmbledhës i të arriturave dhe sfidave për periudhën shkurt 2025 – prill 2026.
Po ashtu, sipas komunikatës, Bordi ka miratuar edhe Statutin e Kompanisë.
Në mbledhje morën pjesë edhe Zyrtari Kryesor Financiar Besnik Zeqiraj, auditorja e brendshme Aurora Dinaj dhe sekretari Ardit Berisha.
“Janë diskutuar dhe vlerësuar edhe çështje të tjera të brendshme me rëndësi për kompaninë, në interes të drejtpërdrejt të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë,” thuhet në fund të komunikatës./Pejanefokus.net.
