Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur në Pejë, ku nga një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi” janë vjedhur një shumë e madhe parash.
Sipas Policisë, ankuesi – me banim të përkohshëm në SHBA – kishte lënë në një sef 176,900 dollarë dhe 3,750 euro, të cilat janë zhdukur.
“Pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, me datën 21.04.2026, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumën e të hollave të lartcekura”, thuhet nga Zyra për Media e Policisë në Pejë.
Më tej bëhet e ditur se: “Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.”/Pejanefokus.net.
