Profesori i artit nga Peja në gjendje të rëndë shëndetësore

Avdurrahmon Shkololli, i njohur si Avda, 73 vjeç, profesor i artit për afro katër dekada në Gjimnazin e Pejës, po përballet me një sëmundje të rëndë.

Në një nga repartet e spitalit ku ai po trajtohet, djali i tij, Egzon Shkololli, i ulur në heshtje e nën peshën e ankthit, ka ndarë një moment prekës nga nata e vonë.

Në një fotografi të publikuar, në errësirën e korridoreve spitalore, ai ka shkruar:

“Shpresë në çdo frymë… korridori ku gjendet dhimbja ime, por edhe lutja e heshtur për shërim, Profi – 02:06, 22/04/2026.”

Një fjali e thjeshtë, por e mbushur me dhimbje, pritje dhe dashuri për babanë.

I kontaktuar nga “Peja në Fokus”, Egzoni ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e profesorit, i cili ka edukuar breza të tërë nxënësish, është përkeqësuar.

Në këto orë të vështira, një familje pret, një djalë lutet, ndërsa një qytet kujton me respekt profesorin që për vite të tëra dha art dhe dije./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: