Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–mars 2026 janë ngritur gjithsej 371 aktakuza ndaj 458 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, aktakuzat janë ngritur nga departamenti i krimeve të rënda, ai i përgjithshëm dhe departamenti për të mitur, duke përfshirë raste nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Mesatarisht, gjatë kësaj periudhe janë ngritur rreth 124 aktakuza dhe janë akuzuar rreth 153 persona në muaj.
Prokuroria Themelore në Pejë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe ndjekjen e të gjithë personave që bien ndesh me ligjin./Pejanefokus.net/
