Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura A.K, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, mes datave 29 nëntor 2025 dhe 26 janar 2026, në rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё, në një shtëpi banimi, duke pasur çelësin e kasafortës të pronarit dyshohet t’i ketë vjedhur shumën e parave prej 176.900 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtëmijë e nëntëqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijë e shtatëqind e pesëdhjetë) euro dhe me pas largohet nga shtëpia pa u vërejtur nga askush.”- thotë Prokuroria.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E dyshuara ndodhet në ndalim prej 48 orësh nga data 21 prill 2026, ndërsa pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim./Pejanefokus.net.
Lajmi paraprak në link https://pejanefokus.net/zhduken-mbi-180-mije-dollare-nga-kasaforta-ne-peje-bie-ne-pranga-e-dyshuara/
