“Dhurojmë libra – Ndërtojmë të ardhmen” në Pejë

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Librit, në bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë u mbajt aktiviteti “Dhurojmë libra – Ndërtojmë të ardhmen”.

Ky aktivitet u organizua me rastin e pranim-dorëzimit të donacionit të librave nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, me ç’rast fondi bibliotekar u pasurua me tituj të rinj në shërbim të lexuesve dhe komunitetit.

Gjatë aktivitetit u zhvillua ceremonia simbolike e pranimit të librave, si dhe një program i shkurtër artistik dhe edukativ, ku nxënësit prezantuan mesazhe mbi rëndësinë e librit dhe leximit në zhvillimin personal dhe shoqëror.

Drejtoresha e bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë, znj. Shengyl Kelmendi, falënderoi donatorin për kontributin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për institucionet kulturore dhe promovimin e leximit./Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: