Prokuroria e Pejës sekuestron pasuri të konsiderueshme gjatë hetimeve

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë periudhës janar–mars 2026 ka ndërmarrë një aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për veprimtari të kundërligjshme, duke sekuestruar pasuri të konsiderueshme.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar gjithsej 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur apo përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 49 kilogram ari, 622 gram diamante dhe 424 gram argjend.

Brenda këtyre tre muajve janë sekuestruar edhe shuma të konsiderueshme parash të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë: 13,145 €, 2,320 CHF, 2,400 USD, 1,100 CZK, 2,900 SEK, 470 GBP, 200 RWF dhe 200 ALL.

Prokuroria ka bërë të ditur se këto rezultate janë arritur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit, duke theksuar përkushtimin e saj për hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, si dhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: