Pejë–Prishtinë–Pejë: Udhëtim falas me tren për disa kategori

Trainkos ka njoftuar se disa kategori të qytetarëve përfitojnë udhëtim falas në tren në linjën Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, në këtë listë përfshihen familjet e dëshmorëve dhe martirëve të luftës, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, fëmijët nën moshën 4 vjeç, punëtorët e Trainkos Sh.A. dhe Infrakos Sh.A., personat e verbër me përcjellësit e tyre, si dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga Trainkos bëhet e ditur se udhëtarët duhet të posedojnë dokumentacionin përkatës për të dëshmuar të drejtën e përfitimit. /Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: