Pejë: Në pranga një person për armë dhe substanca narkotike

Në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, të hënën, më 27 prill 2026 rreth orës 10:30, është arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një elektroshok, një boks hekuri dhe një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: