Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”.
Sipas Zyrës për Media, të Policisë në Pejë, nga data 19 deri më 25 prill 2026, në lokacione të ndryshme në rajonin e Pejës janë raportuar disa raste vjedhjesh, ku janë marrë rimorkio, aparate për pastrim automjetesh, mjete pune dhe derivate nafte.
Pas një pune hetimore, më 27 prill 2026, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.
“Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, në Pejë./Pejanefokus.net/Lajme/
