Ish-ushtari i UÇK-së, Mithat Lozhani nga Peja, i cili ishte arrestuar në shkurt nga autoritetet serbe, është liruar sot.
Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koci.
“Lajm i madh: Mithat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka thënë Koci.
Ndryshe, siç kishte raportuar më herët Peja në Fokus, Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt 2026 nga autoritetet serbe, derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Serbisë.
Lajmin atëkohë për Peja në Fokus e kishte konfirmuar edhe kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla./Pejanefokus.net/Lajme/
Kliko lajmin paraprak në link: https://pejanefokus.net/ish-ushtari-i-uck-se-nga-peja-arrestohet-nga-autoritetet-serbe/?fbclid=IwdGRjcARdz3djbGNrBF3OlGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHpnrx-vemwo5LxZ03HU_qVJuXKu3lDhe4unkUVHtJ4t1Wq9sLbEFffkyjSnO_aem_QuENtVfQAlQfv1kcsbkRag
