Inspektorati ndalon dy punime në Pejë, evidentohen parregullsi në vendpunishte

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se gjatë 48 orëve të fundit ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, në Pejë janë realizuar gjithsej 7 inspektime të reja dhe 10 riinspektime në vendpunishte të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, Inspektorati ka ndaluar dy punime, ndërsa nuk është lejuar rifillimi i punimeve në rastet e mëhershme të ndaluara.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar 4 vërejtje ndaj subjekteve të kontrolluara, si dhe janë evidentuar dhe eliminuar 10 parregullsi në vendpunishte.

Ky aksion, sipas Inspektoratit Qendror të Punës, ka për qëllim rritjen e sigurisë në punë dhe zbatimin e ligjshmërisë në sektorin e ndërtimit dhe punësimit në Kosovë./Pejanefokus.net/Lajme/

Lajmi paraprak në link:  https://pejanefokus.net/13-inspektime-brenda-nje-dite-ne-peje-2-ndalime-punimesh-dhe-6-verejtje-per-parregullsi/

LEXO EDHE: