Tri femra janë përfshirë në një përleshje mes vete në një rast familjar në Pejë, ku si pasojë njëra prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së së martës, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Pejë / 28.04.2026 – 14:40. Janë arrestuar tri femra kosovare pasi që janë ofenduar dhe sulmuar mes vete. Njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe po trajtohet nga organet kompetente. /Pejanefokus.net/Lajme/
