Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është realizuar ekstradimi i shtetasit kosovar F.B. nga Norvegjia për në Kosovë.
Sipas policisë, ai ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur organeve të drejtësisë.
Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive policore të rajonit të Pejës për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore./Pejanefokus.net/Lajme/
