Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi që dyshohet të ketë ndodhur me mjete të forta dhe thikë në Istog.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 maj rreth orës 16:05, në afërsi të një autolarjeje, ku dy viktimat – vëllezër – kanë raportuar se janë sulmuar nga tre persona të dyshuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Dy viktima meshkuj kosovarë – vëllezër, kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Rasti po hetohet nga organet kompetente./Pejanefokus.net/Lajme/
