Mbi 20 subjekte politike dorëzojnë lista për zgjedhje me mbi 900 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Në total, 23 subjekte politike kanë dorëzuar lista, prej të cilave 18 parti, 3 koalicione, 1 iniciativë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, me gjithsej 917 kandidatë (603 burra dhe 314 gra).

Ndërkohë, katër parti që kishin paralajmëruar pjesëmarrje nuk kanë dorëzuar lista brenda afatit./Pejanefokus.net/N’Fokus+/

LEXO EDHE: