Komuna e Pejës ka mbajtur konsultim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029, ku është prezantuar planifikimi buxhetor për vitet e ardhshme.
Sipas Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, buxheti i planifikuar për vitin 2027 arrin në 44.12 milionë euro.
Nga kjo shumë, rreth 21.53 milionë euro janë paraparë për paga dhe mëditje, 4.90 milionë euro për mallra dhe shërbime, 1.16 milionë euro për shpenzime komunale, 1.43 milionë euro për subvencione dhe transfere, si dhe 15.11 milionë euro për investime kapitale.
Pas këtij konsultimi, Komuna e Pejës ka njoftuar se do të vazhdojë me dëgjimet buxhetore nëpër bashkësitë lokale për të mbledhur kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve për buxhetin e ardhshëm. /Pejanefokus.net/
