Pas ndërprerjes së energjisë elektrike që preku një pjesë të Pejës mbrëmjen e 20 qershorit, përfshirë edhe lagjen “Fidanishte”, KEDS ka sqaruar se problemi nuk ka qenë në rrjetin e saj.
Në përgjigjen për “Peja në Fokus”, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ka bërë të ditur se avaria është shkaktuar nga rënia e një shpendi në linjën e tensionit të lartë të operuar nga KOSTT.
LAJMI I RAPORTIMIT RRETH RASTIT: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1660449776086276&set=a.359942399470360
Sipas saj, kjo ka shkaktuar nxjerrjen jashtë funksionit të nënstacionit “Peja 1”, duke afektuar furnizimin me energji elektrike në zonën përkatëse.
“Ju njoftojmë se kjo çështje nuk ka qenë e lidhur me KEDS-in. Sipas informatave të disponueshme, problemi është shkaktuar nga rënia e një shpendi në linjën e tensionit të lartë të operuar nga KOSTT”, thuhet në përgjigjen e KEDS.
Mbrëmjen e 20 qershorit, banorët e zonës kishin raportuar për një zhurmë të fortë, të ngjashme me një shpërthim, pak para se të ndërpritej energjia elektrike. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
