Turhan Devolli – Caci nga Peja është një nga mjeshtrit që zanatin e ka kthyer në profesion dhe pjesë të pandashme të jetës së tij.
Ai ka nisur të merret me servisimin e biçikletave që në moshën 13-vjeçare, kur ishte nxënës i klasës së katërt fillore. Hapat e parë në këtë zanat i kishte bërë pranë xhaxhait të tij, Avdurrahman Devolli, i cili ushtronte të njëjtin profesion.
Me kalimin e viteve, përvoja dhe puna e vazhdueshme e kanë bërë Turhanin të njohur për mjeshtërinë e tij. Përveç biçikletave, ai merret edhe me servisimin e motocikletave dhe kosave, duke vazhduar ta zhvillojë zanatin e mësuar që në fëmijëri.
Sot, Caci vazhdon punën e tij në lagjen “Fidanishte” në Pejë, te Banesat e Bardha, ku u ofron shërbime qytetarëve për riparimin dhe servisimin e biçikletave, motocikletave dhe kosave.
Një zanat i mësuar në moshë të hershme, i trashëguar nga familja dhe i ruajtur për dekada, vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së Turhan Devollit – Caci, një prej mjeshtërve që me punën e tij mban gjallë zanatet tradicionale në Pejë.
📍 Servisi: Lagjja “Fidanishte”, te Banesat e Bardha – Pejë. /Pejanefokus.net/Pejabiznes/
