Qytetarë të shumtë në Pejë kanë mbështetur nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po zhvillon aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në Sheshin “Skënderbeu”, në korzo, ku qytetarët po informohen për përmbajtjen e nismës.
Në mesin e atyre që e kanë mbështetur nismën me nënshkrim ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ndryshe, kjo nismë parasheh ndryshime në Kodin Penal përmes dy propozimeve kryesore: përcaktimin si vepër penale të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimin e përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
