Diana Rugova Bacoviq prezantoi në Antwerp të Belgjikës punimin për parandalimin e shkeljeve mjekësore dhe përgjegjësinë juridike të profesionistëve shëndetësorë.
Avokatja nga Peja, Diana Rugova Bacoviq, ka prezantuar punimin e saj shkencor në Kongresin Botëror të së Drejtës Mjekësore, që po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Punimi me temën “Udhërrëfyesi Juridik për profesionistët shëndetësorë dhe institucionet shëndetësore – ndërgjegjësimi dhe parandalimi i shkeljeve mjekësore” trajton përgjegjësitë juridike dhe etike të profesionistëve shëndetësorë, si dhe rëndësinë e parandalimit të gabimeve mjekësore dhe rritjes së sigurisë së pacientëve.
Prezantimi në këtë kongres ndërkombëtar, me pjesëmarrje të ekspertëve nga vende të ndryshme, përbën një mundësi për prezantimin e përvojave dhe sfidave nga Kosova në fushën e së drejtës mjekësore. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
