Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për sezonin e ri të ProCredit Superligës.
Në javën e parë, Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen në një prej derbive më të mëdha të basketbollit kosovar.
Kampionia në fuqi, Trepça, sezonin e ri do ta nisë në udhëtim ndaj Rahoveci 029, ndërsa në javën e dytë do të përballet me Pejën.
Në xhiron e tretë, nënkampioni Bashkimi do të përballet me kampionen Trepça.
Java e parë e ProCredit Superligës do të zhvillohet më 19 dhe 20 shtator, ndërsa orari i shtatë xhirove të para tashmë është përcaktuar.

Derbi Prishtina–Peja në javën e parë pritet të jetë një nga përballjet më interesante të startit të sezonit. /Pejanefokus.net/Sport/
